Kjo është gjella e preferuar shqiptare e Bebe Rexhës

Kjo është gjella e preferuar shqiptare e Bebe Rexhës

Bebe Rexha e ka treguar në plot raste tashmë se nuk i harron lehtë rrënjët e saj shqiptare.

Këtë e pame qarte së fundi edhe me postimet që dëshmuan sesa shumë i pëlqen gatimi ynë këtej, por jo vetëm kaq: ajo I ka hyrë të gatuajë dhe vetë një gjellë të thjeshtë, por tejet të shijshme dhe mjaft të përshtatshme sidomos në dimër sic është mishi me lakra!

Këngëtarja tregoi se gatimi është një ndër gjërat që pëlqen më shumë të bëjë, e madje duket dhe shumë e zonja!

Image

Madje kur e përfundoi e ka hedhur edhe në pjatë e për ta shijuar në maksimun, e ka lyer dhe bukën me gjellë. Bebe e ka marrë me optimizëm këtë periudhë, e po sot shkroi në rrjetet sociale se Viti i Ri do të jetë edhe më i mirë për të.

Shpërndaje në: