Fansi shkruan emrin e Kiarës duke përgjakur dorën, reagon ashpër moderatorja
Një fans i Kiara Titos ka befasuar me veprimin.
Moderatorja Kiara Tito është shumë e dashur me publikun, të cilës ia shprehin dashurinë në forma të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Një nga fansat ka shkruar në dorë emrin e saj, duke e lënduar veten, ngase përgjaku dorën.
Ky veprim e ka shqetësuar Kiarën, e cila bëri thirrje që mos të veprohet më nga dikush tjetër në atë mënyrë.
Ajo u zotua se nuk do të tolerojë të ndodhë më një gjë e tillë, pasi nuk duhet të lëndohet askush për vëmendjen e një personazhi publik.
Krejt në fund, ajo falënderoi fansat për mbështetjen dhe dashurinë.