E turpshme: BBC shkruan për nuset që po e rikthejnë virgjërinë
BBC ka bërë një artikull mbi letrat që e dërguara prej gazetarëve afrikanë që ekspozojnë fenomenin në rritje të “rivirgjërimit” në Sudan.
Disa gra në Sudan janë duke iu nënshtruar gjymtimit gjenital femëror, një muaj ose dy para se të martohen duke pretenduar se janë virgjëresha.
Kjo ndodh edhe pse ato i nënshtrohen një veprimi të tillë si vajza të vogla, disa prej të cilave deri në moshën 10 vjeçare, përkthen Periskopi.
Këto qepje prishen kur gratë bëjnë seks.
Këto operacione zakonisht kryhen nga mamitë, dhe përfshijnë prerjen e labias [pjesë e vaginës] dhe rivirgjërimin e vaginës.
Një proces i tillë është tepër i dhimbshëm dhe mund të shkaktojë dëme serioze shëndetësore.
“A dëshironi që t’iu pres disa pjesë të klitorit? Nëse nuk doni që ta prek, nuk do ta prek… por do ta bëj në mënyrë të përsosur duke e prerë një presë ekstra të labias së jashtme dhe t’i bashkojë pastaj,” tha mamia që merret me këtë punë.
Një fenomen i tillë thuhet se ndodh edhe në Kosovë sipas raportimeve të mediave lokale./Periskopi