Shkencëtarët nga Nju Jorku: Pas vdekjes, ju jeni të ndërgjegjshëm se keni vdekur

Shkencëtarët nga Nju Jorku: Pas vdekjes, ju jeni të ndërgjegjshëm se keni vdekur

Koha e vdekjes konsiderohet kur një person kalon nëpër arrest kardiak. Kjo është ndërprerja e impulsit elektrik që shtyen rrahjet e zemrës. Si rezultat, zemra ndalet. Momenti kur zemra ndalet konsiderohet si koha e vdekjes. Por, a e kalon vdekja mendjen tonë menjëherë më pas apo kjo bëhet ngadalë?

Disa shkencëtarë kanë studiuar përvojat pranë vdekjes për të provuar që të merrnin dijeni mbi atë se si vdekja kalon nëpër tru. Ajo që kanë zbuluar është e mahnitshme. Një valë elektriciteti hyn në tru momente pas vdekjes së vdekjes. Një studim i vitit 2013 i Universitetit të Michiganit, që ekzaminonte sinjalet elektrike brenda kokës së minjve, gjetën se një gjendje hiper-alarmi i rrokte menjëherë pas vdekjes.

Shkencëtarët kanë nisur të mendojnë se Përvojat pranë vdekjes shkaktohen nga reduktimi i qarkullimit të gjakut shoqëruar me një sjellje elektrike abnormale brenda trurit. Në këtë mënyrë, tunellet stereotipike të dritës së bardhë mund të derivojnë nga vala e madhe e aktivitetit neutral, përcjell Periskopi nga Big Think.

Dr.Sam Parnia është drejtori i kujdesit kritik në Shkollën Langole të Mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut. Ai dhe kolegët e tij po hetojnë se si vdes truri saktësisht.

“Shumë herë, ata që kanë përvoja të tilla [pranë vdekjes] flasin për ato që i dinë për dhomat ku ndodhen, se si janë të ndërgjegjshëm që ekipi mjekësor punon në trupin e tyre,” tha Parnia. /Periskopi

Shpërndaje në: