Këngëtarja shqiptare: Prindërit kishin frikë se do ngelesha pa martuar
Këngëtarja e njohur ka folur për jetën private.
Këtë të mërkurë, e ftuar në ‘Soiree’ nga Jonida Shehu në Top Channel ishte Fatmira Breçani, një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore.
Ajo ka folur për fillimet e saj si këngëtare dhe ka treguar se familja nuk ishte dakord për shak të mentalitetit që kishte atëherë në Tropojë.
“Ka qenë pak e vështirë që të dilje të këndoje asokohe për shkak të mentalitetit”, është shprehur Fatmira Breçani.
Jonida e ka pyetur nëse e pengonte mentaliteti brenda familjes që e pengonte dhe këngëtarja ka rrëfter se prindërit e saj mendonin se nëse do ndiqte rrugën e këngës, do të ngelej pa martuar.
“Po na ngel vajza pa martuar. Mos e pyet”, ka treguar ajo në studio. Pavarësisht të gjithave Fatmira e ndoqi ëndrrën e saj dhe sot është shumë e suksesshme në fushën e muzikës.
https://www.instagram.com/p/B4Klx06HG65/?utm_source=ig_web_copy_link