Filmi i sehireve “Zana” nga Kosova nuk ecën në Oscars: Eliminohet nga gara

Filmi i sehireve “Zana” nga Kosova nuk ecën në Oscars: Eliminohet nga gara

Akademia Amerikane e Filmit ka shpallur listën e ngushtë të disa kategoriva të filmat që mund të nominohen për çmimet Oscars.

Dhe, nga kategoria ku bënte pjesë filmi kosovar “Zana” është hequr filmi i metrazhit të gjatë, “Zana”, siç transmeton Gazeta Express.

Ky film paraqiste eksperiencën e një gruaje që vuante traumat e luftës së fundit në Kosovë, vajzës së saj [Zanës] të vdekur, pas së cilave kërkon kurim edhe në kuruesit alternativë ende prezentë në Kosovë, përcjell Periskopi.

Filmat në listën e ngushtë që i kanë gjasat për nonimin janë:

Çekia, “The Painted Bird”

Estonia, “Truth and Justice”

Franca, “Les Misérables”

Hungaria, “Those Who Remained”

Maqedonia, “Honeyland”

Polonia, “Corpus Christi”

Rusia, “Beanpole”

Senegali, “Atlantics”

Korea e Jugut, “Parasite”

Spanja, “Pain and Glory”

Filmi Zana ishte me regji dhe skenar të znj.Antoneta Kastrati. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Irena Cahani e Vedat Bajrami.

Shpërndaje në: