Nuk dinte çfarë dhurate t’i bënte, Cardi B i jep bashkëshortit 500 mijë dollarë për ditëlindje

Nuk dinte çfarë dhurate t’i bënte, Cardi B i jep bashkëshortit 500 mijë dollarë për ditëlindje

Cardi B i ka dhuruar bashkëshortit të saj Offset gjysmë milion dollarë për ditëlindjen sepse nuk kishte asnjë idenë se çfarë tjetër mund ti blinte.

Reperja publikoi një video të momentin kur i zbulon dhuratën këngëtarit.

“Të gjithë thonë se ke çdo makinë, çdo bizhuteri… Dhe çfarë tjetër mund t’i jap dikujt që ka gjithçka? Një frigorifer!”- dëgjohet Cardi duke thënë në video.

Në atë moment Offset kthen kokën për të parë brenda frigoriferit shumë prej 500.000 dollarësh.

Fillimisht mbeti i tronditur dhe pa fjalë, më pas shtoi: “Nuk duhet të më japësh këto para”, ndërsa të ftuarit në ditëlindje brohorisnin.

“E di që nuk duhet ti jap këto para, por nuk dija çfarë të dhuroja ndaj duhet të të jap diçka,”– vuri në dukje ajo. “Ti mund të blesh një makinë, më shumë rroba, bizhuteri, më shumë çanta. Dreqin, mund të blesh çfarë dëshiron.”

Shpërndaje në: