Wanda Nara tregon vuajtjen e saj në lidhjen me Icardin

Wanda Nara tregon vuajtjen e saj në lidhjen me Icardin

Nga emisioni i njohur sportiv ‘Tik Tak’ tek ‘Big Brother’ Wanda Nara gjithmonë e më shumë po bëhet një figurë qëndrore në ekranet e mëdha të televizioneve italiane.

Disa e duan disa të tjerë vetëm e kritikojnë por gruaja e sulmuesit të Paris Saint-Germain Maurio Icardi, Wanda Nara po ecën e sigurtë në rrugën e saj.

Së fundmi modelja ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur ‘Repubblica’.

“Të jem e drepërdrejtë është pjesë e karakterit tim.Puna që bëj më ka bërë dhe më të fortë. Në futboll duhet diplomaci edhe nëse gjërat nuk janë të sakta. Epo, unë gjithmonë preferoj të vërtetën në diplomaci. Televizori më ka mësuar të jem e vendosur. Angazhimi im për Canale 5 për të folur rreth futbollit ishte i ri. Asnjëherë nuk kam pasur menaxher, e menaxhoj vetë veten time. Në fillim isha më e butë, shpejt kuptova që duhej të isha më e ashpër. Ne gratë jemi aq të fortë sa burrat, ne mund të bëjmë gjithçka, madje edhe në sport.” është shprehur Wanda Nara në fillim të intervistës.

“Në rrjete sociale je gjithmonë një grua sensuale dhe provokuese dhe postimet e tua gjithmonë pëlqehen si është Wanda në jetën e përditshme’ ishte një tjetër pyetjet që gazetari i drejtoi modeles.

“Unë jam një nënë që ngrihem herët në mëngjes, përgatit mëngjesin dhe i çoj fëmijët në shkollë. Ndihem më shumë në konkurrencë me nënat e tjera sesa me personazhet televizivë” ishte përgjigja e saj.

Shpërndaje në: