Ja pse i kërcasim dhëmbët gjatë natës
(Publikuar nga Shekulli)
Nëse në mëngjes zgjoheni me dhembje koke të padurueshme, një shkaktar mund të jetë edhe kërcitja e dhëmbëve gjatë natës.
Mësoni se si shkaktohet kërcëllitja, si edhe cila është preventiva më e mirë, transmeton Telegrafi.
Ndjenja e stresit lind brenda kokës sonë, ndërkaq efektet e gjendjes së tillë shumë shpejt transferohen tek nofullat tona.
Tensioni i krijuar mbetet në qafë dhe nofullat tona. Ankthi i vazhdueshëm bashkuar me këto efekte shkakton kërcitje të dhëmbëve gjatë natës.
Mjekësia këtë gjendjeje e quan bruksizëm dhe mund të shfaqet nga niveli nga i ulët deri te sëmundja serioze.
A mund të ndalohet kërcitja e dhëmbëve?
Për të zvogëluar këtë problem, para së gjithash, duhet reduktuar stresi. Gjithashtu dueht edhe të shmangni kafeinën dhe alkoolin, të cilët përkeqësojnë këtë gjendje.
Është shumë e dobishme edhe bartja e maskës mbrojtëse për dhëmbë, të cilën mund ta gjeni tek stomatologu.