Shurup natyral kundër kollës dhe gripit

Shurup natyral kundër kollës dhe gripit

Shurupat e kollës të blerë në farmaci shpesh përfliten për kimikate dhe përbërës të dyshimtë dhe të rrezikshëm për shëndetin tuaj dhe të fëmijëve.

Nëse doni një zgjdhje natyrale kundra kollës dhe gripit, po ju tregojmë recetën e një shurupi të bërë vetë i cili bashkon pesë përbërësit më të fuqishëm për trajtimin e tyre.

Përbërësit:

¼ lugë çaji xhinxher (i grirë)

¼ lugë çaji piper i kuq djegës

1 lugë gjelle uthull molle

1 lugë gjelle mjaltë

2 lugë gjelle ujë i distiluar

Përgatitja:

Merrni një tas të vogël.

Shtoni gjithë lëngjet në të (uthullën e mollës, mjaltin dhe ujin).

Shtoni xhinxherin dhe piperin e kuq djegës

Përzieni gjithëpërbërësit me një lugë derisa të shpërbëhen.

Transferojeni shurupin në një kavanoz qelqi.

Mbylleni dhe ruajeni në frigorifer.

Xhinxheri njihet për vetitë e tij anti-inflamatore. Është ideal kundra kollës edhe për shkak të vetive antihistaminike.

Piperi djegës i kuq ju lehtëson nga mukusi, përshpejton metabolizmindhe stimulon sistemin imunitar të nxjerrë jashtë mikroorganizmat e dëmshëm.

Uthulla e mollës gjithashtu forcon sistemin imunitar. Ndihmon në pastrimin e sekrecioneve, duke ju shpëtuar nga kolla.

Mjalti nga ana tjetër, i siguron trupit vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ndihmon gjithashtu fytin e acaruar, i cili është shumë i zakontë në rastet me kollë./ Living.al.

 

Shpërndaje në: