Gashi krenar me rrënjët e tij, mban shqiponjën në çdo vend
Gashi është duke mbajtur koncerte anë e mbanë Evropës.
Gashi në fillim të këtij muaji kishte nisur turneun koncertal ku do performon thuajse gjithë vendet evropiane, ai sot është duke u bërë gati për një paraqitje në Zvicër, shkruan lajmi.net.
Në një postim të bërë në Instagram shohim se këngëtari është duke bredhur rrugëve të Luzern me një kapelë në kokë ku në të ka të qepur shqiponjën duke treguar kështu me krenari prejardhjen e tij.
Sa i përket projekteve muzikore, kënga e fundit e Gashit titullohet ‘Mr Ferrari’ projekt ky që është punuar edhe me videoklip nga ana e artisti.
https://www.instagram.com/p/B6DvMNZFnrZ/?utm_source=ig_web_copy_link