Cilin shqiptar Ibrahim Rugova e krahasonte me Galileun? (Video)
Në këtë seminar, Rugova jo vetëm që kishte lavdëruar Pjetër Bogdanin, por madje e kishte krahasur atë me Galileun.
“Një koment për kometët, pjesë e trupave qiellor thotë se ato janë avull që ngritet nga toka e kur mbrrin në kontakt me ajrin, lind një dritë dhe duken si yje me bisht. Këtë mendim e kishte dhënë edhe Galileu. Ky mendim nuk qëndron, por përkufizimi i Bogdanit se janë yje me bisht është shumë shkencor, që edhe sot e ka shkenca jonë”, kishte deklaruar Rugova.
Por Bogdanin, Rugova nuk e kishte krahasur vetëm me Galileun, por edhe me të tjerë.
Shikoni videon e mëposhtme, në të cilën është fjalimi i ish-presidentit, më 1989. /Periskopi/