9 orë gjumë dhe dremitja gjatë ditës rrisin rrezikun e sulmit në tru
Të flini më shumë se nëntë orë gjatë natës dhe të dremisni për më shumë se 90 minuta gjatë ditës mund të rrisin rrezikun për sulm në tru.
Studimi u krye në Kinë, gjatë së cilit u ekzaminuan 31.750 njerëz të moshës mesatare 62 dhe rezultatet u botuan në revistën ‘Neurology’.
Studimi zbuloi se shkalla e sulmit në tru te njerëzit që flenë më gjatë se nëntë orë është 23 për qind më e lartë se ata që flenë shtatë deri në tetë orë.
Gjithashtu, rreziku për sulm në tru te njerëzit që bëjnë gjumë rregullisht për më shumë se 90 minuta gjatë ditës është 25 për qind më i lartë se ata që flenë më së shumti një orë ose aspak.
Studimi tregon gjithashtu se ata që flenë më gjatë se nëntë orë gjatë natës dhe më shumë se 90 minuta gjatë ditës, kanë një rrezik 85 për qind më të lartë të goditjes në tru.
Gjatë studimit, gjendja shëndetësore e subjekteve u monitorua për gjashtë vjet dhe gjatë asaj periudhe 1.557 prej tyre pësuan sulm në tru.
Xiaomin Zhang nga Universiteti Huazhong, tha se rezultatet sugjerojnë se nevojiten më shumë hulumtime në lidhje me lidhjen midis gjumit të gjatë dhe rrezikut nga sulmi në tru.
Ai shton se hulumtimet e mëparshme kanë treguar që ata që flenë gjatë natës ose ditën kanë ndryshime të padëshiruara në nivelin e tyre të kolesterolit.
“Përveç kësaj, gjumi gjatë natës dhe gjumi gjatë ditës mund të tregojë një mënyrë jetese përgjithësisht joaktive, e cila shoqërohet me një rrezik të shtuar të goditjes në tru”, thotë Xiaomin.