Brenda festës së ditëlindjes së Alban Hoxhës, fotografohet në momente private me Çiljetën
Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga dhe portieri Alban Hoxha, prej katër vitesh po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.
Portieri i njohur ka festuar së fundmi 32-vjetorin e lindjes dhe për ditën e tij të veçantë ka organizuar një festë private, ku kishte të ftuar të afërm dhe miq.
E në këtë festë sigurisht që nuk mund të mungonte edhe partnerja e tij. “Tiranapost.al” ka publikuar foto të çiftit, ku shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Në njërë foto shfaqet këngëtarja teksa puth Albanin në faqe, ndërsa në pozën tjetër ata shfaqen të ulur pranë njëri-tjetrit dhe i buzëqeshin kameras.