Pasi u kap me një femër në krah, Robert Berisha thotë se nuk ka shqiptar që s’e ka një dashnore

Pasi u kap me një femër në krah, Robert Berisha thotë se nuk ka shqiptar që s’e ka një dashnore

Pasi u kap dje me një femër duke u puthur në Prishtinë, Robert Berisha, ka thënë se dashnoret janë në modë dhe se nuk ka shqiptar që nuk e ka një, transmeton Gazeta Metro.

I ftuar në një emision, Berisha ka paralajmëruar këngë të re dhe ka treguar se kujt do t’i dedikohet kjo këngë..

Berisha është shprehur se kënga e tij e radhës u dedikohet dashnoreve pasi e gjithë vëmendje u shkon grave dhe ndjehen keq.

“Është shumë in ta bëj këtë këngë sepse se besoj që ka shqiptar që nuk e ka një dashnore. Puna e dashnoreve është shumë në modë. Besoj se do t’u pëlqejë kënga ime.

Gruaja e ka vendin e saj në shtëpi, por edhe dashnoreve është mirë që t’u dedikohet këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë të përmenden,”-tha Berisha.

Më tej, ai ka shtuar se kënga nuk ka të bëj me jetën e tij personale pasi nuk e menaxhon dot një grua dhe një të dashur.

Kujtojmë se disa kohë më parë Berisha u nda pas 14 vitesh lidhje me këngëtaren tjetër Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Shpërndaje në: