Si u bë Edinburgu kryeqyteti i Sidës në Evropë
Në vitet e ’80-a, kryeqyteti I Skocisë u bë i njohur edhe si kryeqyteti i sëmundjes vdekjeprurëse Hiv Aids- Sidës, sëmundje kjo e njohur më parë vetëm në SHBA, e njohur me stigmën ‘murtaja’ homoseksuale pasi prekte më shumë burrat homoseksualë.
Shpejt kjo sëmundje u përhap edhe në Edinburg, me shkaktarë kryesorë heroinën e lirë sepse kishte qindra të varur nga droga. E lirë sepse shitej në rrugë për vetëm 5 £ një qese, dhe se marrëdhëniet seksuale po kryheshin pa mbrojtës edhe kjo një arsye më shumë për përhapje, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Lidhur me këtë Dr. Roy Robertson, një mjek i përgjithshëm, që ishte ndër mjekët e parë që zbuloi nga hulumtimet e tij, në vitin 1986, zbuloi se 51% e 164 përdoruesve të heroinës të testuar ishin pozitivë me virusin që shkaktoi Aids.
Robertson shton se në asnjë qytet tjetër në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka pasur një epidemi të tillë.
Eksperti mbi problemin e drogës, Rowdy Yates thotë se veprimtaria e policisë në Edinburg në fillim të viteve 1980 ishte “e pamëshirshme”.
Ish-shefi i policisë Tom Wood pranon se ata ndoshta janë sjellë pamëshirshëm mirëpo po provonin të përdorin përpjekjet maksimale për të trajtuar këtë çështje.
Më 1987 doli ilaçi i parë, duke siguruar mbijetesë afatshkurtër për ata me AIDS, vite më vonë pati përparime të mëtutjeshme që kanë çuar në trajtime më të suksesshme afatgjate.
Tani autoritetet shëndetësore po merren me trazirën më të madhe të HIV në këto 30 vite, por këtë herë në Glasgow, qytetin më të madh në Skoci e i treti me më së shumti i banuar në Mbretërinë e Bashkuar./Persikopi