I dashuruar kokë e këmbë, i dashuri i Gentës me një befasi të veçantë
Kohët e fundit në mediat rozë po qarkullon lajmi se këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Genta Ismajli është në lidhje dashurie.
E vërteta u zbulua kur u publikua një video e këngëtares duke u puthur me të dashurin, biznismenin turk. Lidhjen e dashurisë e konfirmoi sonte edhe Genta.
Ajo zbuloi surprizën e veçantë që ia bëri i dashuri i saj, i cili tregon se është i dashuruar kokë e këmbë me artisten shqiptare, transmeton rtv21.
Në urën e Bosforit ishte vendosur një shkrim në gjuhën turke, “Të dua Genta”.
Këtë e publikoi artistja në storie dhe e shoqëroi me një mbishkrim: “Ura e Bosforit u ndriçua me fjalë të dashurisë, mirënjohëse”.
Po ashtu publikoi edhe një storie tjetër, dëshmoi se sa shumë e do atë. “Befasia më e mirë nga personi më i mirë. Të dua”, shkroi ajo. 35-vjeçarja tashmë ka gjetur dashurinë e jetës dhe po kalon çaste të lumtura me të.