Receta të indianëve për të kuruar artritin reumatoid
Artriti reumatoid prek miliona njerëz në të gjithë botën. Është një lloj sëmundje e kyçeve që mund të trashëgohet gjenetikisht. Prek bërrylat, gishtat, gjunjët, nofullat, madje dhe ijët
Artriti zakonisht shkakton dhimbje kur kyçet dhe tendinat preken nga inflamacioni. Kur ënjtja nuk trajtohet, mund të shkaktojë deformim në plan afatgjatë.
Për fat të mirë ekzistojnë ilaçe natyrale që mund të ndihmojnë në trajtimin e simptomave të artritit reumatoid. Më poshtë do të lexoni disa prej tyre.
Terapia e ujit
Një metodë që mund të përdorni për të trajtuar inflamacionin dhe dhimbjen e shkaktuar nga artriti reumatoid është terapia me ujë. Gjatë kësaj terapie, duhet të zhysni kyçin që ju dhemb në ujë të ngrohtë përreth një orë. Temperatura ujit duhet të jetë sa temperatura jonë e trupit, rreth 36 gradë Celsius.
Shafrani i Indisë
Një mënyrë tjetër për të reduktuar inflamacionin ose dhimbjen e kyçeve është të përdorni shafran Indie. Ai përmban kurkumin, i cili njihet për luftimin e inflamacionit, dhimbjeve dhe ngurtësimin e kyçeve. Mund t’u shtoni shafran Indie vakteve tuaja ose të përgatisni një pastë me të dhe ta aplikoni tek kyçet që ju dhembin.