Dikur i ‘shkrinte’ meshkujt me bukurinë e saj, kështu duket Andrea si 50 vjeçare

Dikur i ‘shkrinte’ meshkujt me bukurinë e saj, kështu duket Andrea si 50 vjeçare

Ajo u bë e dashur edhe për publikun shqiptarë.

Njëra ndër telenovelat që ka thyer shikueshmëri në trojet shqiptare është “Për ty”.

Me ngjarje interesante dhe aktorë të talentuar, seriali meksikan u shikua me vëmendje të madhe nga publiku shqiptar, e kjo për faktin se seriali ishte i dribluar në shqip.

Njëra ndër aktoret, e cila ka pasur rol interesant ka qenë edhe aktorja Andrea Noli, e cila në serial ka luajtur rolin e “Andresa”, një vajze tejet të llastuar.

Telenovela meksikane “Për ty” ishte prodhuar në vitin 2002, ndërsa aktorja atëherë ka qenë në moshën 30 vjeçare.

Ndërsa, tani, 17 vjet pas serialit, aktorja ka 47 vjet dhe nga imazhet shihet se nuk ka pësuar ndryshime të mëdha në pamje. E bukur dhe e lezetshme Adrea duket edhe sot, ashtu sikurse kur ka luajtur te “Për ty”, ndonëse tani është rreth të 50-ve. Kjo shihet nga imazhet e shumta që aktorja ka publikuar në instagram për 34 mijë e 700 ndjekësit e saj, shkruan rtv21.

Andrea Gabriela Noli Constantinescu është lindur më 25 gusht të vitit 1972 në Paris, Francë. E njohur profesionalisht si Andrea Noli, ajo është aktore e lindur në Francë me prejardhje rumune. Ajo ka marrë pjesë në prodhime të ndryshme telenovelash dhe po ashtu edhe në ato teatrale.

Andrea është vajza e pianistit të mirënjohur, Daniel Noli dhe Olga Constantinescu. Ajo ka jetuar në Athinë, Greqi gjatë viteve 80′, ku ka ndjekur shkollën e mesme.

Pas shkollës ajo ishte zhvendosur në Amerikën e Jugut, duke përfunduar në Meksikë, ku ka jetuar vitet e saj të adoleshencës. Ajo ka një vajzë, të quajtur Valentina, e cila është lindur më 9 shtator të vitit 2006, me aktorin Jorge Salinas.

Më poshtë gjeni fotografi nga përditshmeria e aktores:

 

Shpërndaje në: