Shkatërron Porsche-n 300 mijë eurosh gjatë testimit
Një uellsian dëmtoi rëndë një Porsche 911 GT2 RS menjëherë pasi doli nga shitorja për ta provuar.
Policia lokale ka publikuar një foto të makinës së dëmtuar, e cila tregon pjesën e përparme të thyer të këtij modeli super-sport.
Siç thuhet, gjithsej pesë automjete ishin përfshirë në përplasje, dhe nuk u bë e ditur se kush ishte fajtor.
Sidoqoftë, Daily Mail shkruan se shoferi i Porsche për të gjithë incidentin fajëson frenat.
Ai raportohet se e mori makinën për ta testuar nga një sallon i shitjes, kështu që shpejt e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me frenat, por atëherë ishte vonë, transmeton KosovaPress.
Policia thotë se janë duke hetuar rastin, pas të cilit do të zbulohet se kush është fajtor në këtë aksident, ku nuk pati të lënduar.
Ndryshe, Porsche GT2 RS që kushton 300 mijë euro, nën ‘kapuç’ ka një motor 3.8-litra binjake-turbo me 700 kuaj fuqi dhe nga 0-100 km/orë përshpejton për 2.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale arrin 340 km/orë.