Pasi ndihmoi të prekurit nga tërmeti, ish-gruaja e Behgjet Pacollit bën edhe një gjest të madh
Anna Oxa do të vije në Shqipëri.
Këngëtarja e famshme Anna Oxa, do të këndojë në natën e parë të gjysëm finales në ‘Këngën Magjike’ në Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.
Pak ditë më parë Ardit Gjebrea deklaroi se ‘Kënga magjike’ këtë vit vjen me një kauzë ‘Këndoj për të ndërtuar’.
Me të ardhurat e biletave të festivalit do ndërtohet shtëpia e familjes, Caci në Thumanë.
Kauzës së ‘Këngës magjike’ i është bashkuar edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Anna Oxa.
Ardit Gjebrea ka bërë të ditur se Anna do vijë në Shqipëri dhe të mërkurën do jetë në natën e parë të festivalit.
“Faleminderit! ANNA OXA. Pasi për ditë të tëra ka pyetur se si po shkon vendi me situatën e tërmetit, të mërkurën në mbrëmje, do të jetë me ne në natën e parë te ‘Kenga magjike’, duke u bashkuar me kauzën e artistëve shqiptarë”, shkruan Ardit Gjebrea.