Ja sa të rrezikshme janë puçrrat e vogëla e të kuqe nëpër trup
Këto puçrra, puçërrza apo sido që t’i quani, kanë shkaktarin e vet në organizëm dhe ai është një formë intolerance ndaj glutenit, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, nuk e tret çdo organizëm glutenin në të njëjtën mënyrë, ndërkaq shkenca ka treguar që kjo është njëra ndër format e intolerancës, shkruan ViralThread.
Nëse keni problem që të tretni glutenin, zorrët tuaja do t’i “djegin” dhe kjo më vonë do të shfaqet në lëkurë.
Prandaj gluteni lidhet me sëmundjet e ndryshme të lëkurës siç janë ekzema dhe psoriaza.
Këto gjendje janë tregues që sistemi i imunitetit krijon antitrupa të cilët shkaktojnë lëkurë të thatë dhe të kruarit.
Çdo organizëm reagon individualisht ndaj glutenit, andaj te dikush do të shfaqet në lëkurë, ndërsa te dikush tjetër do të shkaktojë probleme me stomakun, lodhje kronike apo diçka tjetër. /Telegrafi