Dua Lipa në politikë: Bëhet me njeriun që kundërshtoi intervenimin e NATO-s në Kosovë
Dua Lipa ka inkurajuar 36.7 milionë ndjekësve të saj që të votojnë Partinë Laboriste në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo në postimin e saj ofroi edhe një tabelë ku ndaheshin politikat e Laboristëve dhe ato të Konservatorëve për çështje të ndryshme.
Ndër këto çështje, përfshihet ajo e shëndetit mendor, LGBT+, barazia/pabarazia, ndryshimet klimatike dhe ambienti, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Kënga e hitit “New Rules” [shën.i përkthyesit: Rregulla të reja] theksoi që Laboristët shfaqnin një interes më të madh në manifestin e publikuar para disa ditësh nga kandidati i kësaj partie për kryeministër, Xheremi Korbin [Jeremy Corbyn].
Postimi përfshinte po ashtu zotimet e bëra nga secila parti, përfshirë ato për “të rinjtë”.
“Demokracia jonë është më e forta kur zëri i çdokujt ndëgjohet,” shkroi Lipa. “Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të brezit tonë dhe vota juaj vlen. Votoni Laboristët.”
Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit të mbajtura në Kosovë, znjsh.Lipa nuk kishte mbështetur asnjërën parti politike./Periskopi