Kujdes nga balonat, mund t’iu vrasin

Kujdes nga balonat, mund t’iu vrasin

Balonat janë shumë të zakonshëm për ditëlindje dhe festa të ndryshme si mjete loje por edhe dekorimi.

Por, këto objekte të mbushura me ajër, mund të jenë edhe vdekjeprurëse. E ajo që shkakton vdekjet është alergjia Lateks [Latex].

Lateksi është qumësht nga një bimë si pema e gomës tropikale që përdoret për të bërë sende gome të tilla si dorëzat e spitalit, këpucët, balonat dhe prezervativët, dhe përcillet me simptoma si skuqja e buzë dhe anafilaksi, përcjell nga BBC, Periskopi.

Sipas sistemit britanik shëndetësor, 5 për qind e njerëzve mund të kenë alergji ndaj lateksit, megjithëse jo të gjithë tregojnë simptoma.

Ndërsa, kontakti i përditshëm me lateks, siç janë dorëzat që përdoret në profesionet e kujdesit shëndetësor, do të na çojnë në shanse më të larta të alergjisë lateks, e po ashtu duhet t’i shmangen hapësirave ku produktet me lateks janë përdorur. /Periskopi

Shpërndaje në: