Këto tri shenja horoskopi jetojnë më së gjati
Astrologët besojnë që shumicës së njerëzve që nga lindja u përcaktohet se çfarë shëndeti do të kenë dhe sa gjatë do të jetojnë.
Nëse është për t’u besuar atyre, te këto tri shenja horoskopi ndodh më së shpeshti, përkatësisht – këto tri shenja të Zodiakut jetojnë më së gjati! – transmeton Telegrafi.
Bricjapi
Në fëmijëri dhe në rini shpesh sëmuren, mirëpo me kalimin e viteve arrijnë imunitet shumë të fortë dhe më vonë pothuajse nuk do të keni probleme shëndetësore. Me mënyrën e duhur të jetës, Bricjapët me kalimin e viteve mund të bëhen më energjikë se kurrë më parë dhe të përjetojnë moshën njëqindvjeçare pa probleme.
Astrologët i këshillojnë që nëse kujdesen për mëlçinë dhe organet e tretjes nuk do të duhej të kenë bash kurrfarë problemesh.
Luani
Njerëzit e lindur në këtë shenjë kanë shpirt jashtëzakonisht të fortë, gjithashtu edhe trupin. Sekreti i jetëgjatësisë së tyre janë optimizmi dhe zgjuarsia.
Pak kujdesen për shëndetin, mirëpo te ata kjo gjë i bën vetëm të jenë më pak nervoz, andaj vetvetiu kanë rrezik të ulët nga sëmundjet e rrezikshme.
Akrepi
Pjesëtarët e kësaj shenje rrallë përballen me sëmundje serioze. Ata rrallë ftohen, kanë imunitet shumë të fortë.
Megjithatë, kanë prirje për shprehi dhe zakone të këqija, andaj astrologët i këshillojnë që të kenë kujdes dhe pa probleme do të mundë të festojnë njëqindvjetorin.