Do mbeteni të mahnitur: Ja si ishte Shqipëria e Vjetër (FOTO)

Do mbeteni të mahnitur: Ja si ishte Shqipëria e Vjetër (FOTO)

“Ja këtu një koleksion të mrekullueshëm – foto të “Shqipërisë së vjetër,” siç ishte para diktaturës komuniste,” shkruan Elsie.

Fotot janë bërë nga Edvin Xhejks.

“Historiani amerikan Edvin Xhejks (1908-1996) ishte misionar baptist i cili punoi si mësues në Korçë në vitet 1932-1940, ku filloi të grumbullonte materiale për historinë e Shqipërisë. Viti 1940 e gjeti në Romë. Më pas u kthye në Shtetet e Bashkuara ku u diplomua në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, me tezën The Islamization of Albania under the Turks (Islamizimi i Shqipërisë në kohën e turqve). E vizitoi përsëri Shqipërinë edhe në vitin 1986.

 Ndihmesa kryesore albanologjike e Xhejksit ishte historia e tij 700-faqëshe e Shqipërisë me titullin: The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, Jefferson NC 1995, shqip: Shqiptarët: Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Tiranë 2002 – historia më e gjatë e Shqipërisë e shkruar në gjuhën angleze. Kur ishte në Shqipëri, Xhejksi mblidhte pa pushim kartolina të vendit. Pas vdekjes së tij, kartolinat përfunduan në arkivin e tij personal në Seminarin Baptist Konservator të Denverit (Denver Conservative Baptist Seminary).

 I jemi mirënjohës David Hosaflook, drejtorit të Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante, i cili e gjeti koleksionin e kartolinave dhe e vuri atë në dispozicion të publikut. Ky koleksion kartolinash paraqet interes më të madh nga ç’mund të mendohet, sepse ofron pamje të sakta, si dhe disa pamje të rralla të “Shqipërisë së Vjetër”, para shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore dhe të periudhës komuniste (1944-1990). Shumica e objekteve të fotografuara në këto kartolina nuk janë më,” shkruan Elsie.

 

7-27

8-28

2-36

10-26

6-30

5-34

Shpërndaje në: