Bes Kallaku reagon ashpër kundër keqpërdoruesve të ndihmave
Aktori Bes Kallaku ka reaguar ashpër kundër personave që janë duke i keqpërdorur ndihmat që po jepen për Durrësin.
Aktori i kishte marrë këto informacione derisa po merrte të dhëna për të pastrehët, e të cilët ai dëshironte që ti ndihmonte.
Shitja e ndihmave tashmë është cituar edhe në emisionin e Blendi Fevziut mbrëmë, ku u tha se një batanije shitej në vlerën e 5 eurove.
“Ore a do bohemi njerëz Ne edhe në të tilla ditë. Atë që kallëzoj edhe Noizy po ndodh gjithandej. Haram edhe mallkuar kush përfiton nga kjo situate”, ka shkruar Besi.