7 mitet që keni dëgjuar për lidhjet dhe nuk duhet t’i besoni!
Mos lejoni që ajo që thonë të tjerët, të ndikojë në marrëdhënien tuaj me partnerin!
E vërteta është se askush nuk na jep një manual se si të veprojmë kur jemi të dashuruar, dhe as nuk ka kuptim çdo këshillë që marrim për marrëdhënien tonë.
Këto ide janë aq të gabuara sa besimi në to krijon probleme aty ku nuk ka. Këtu keni 7 mitet që keni dëgjuar për lidhjet nuk duhet t’i besoni!
1.Pasi të martoheni, marrëdhënia juaj do të shndërrohet në mënyrë magjike.
E vërteta është se kur martohesh me dikë që e njeh mirë, marrëdhënia juaj me të do të jetë pak a shumë njësoj si para se të martoheshit.
2.Nëse jeni në një lidhje të mirë, nuk do të grindeni!
Nuk ka gjasa që të pajtoheni për gjithçka. Do të ketë mosmarrëveshje. Do të ketë dhe konflikte.
3.Një lidhje e mirë, ecën për bukuri!
Ky mit lidhet me të gjithë ato çifte që nuk tregojnë se po përballen me probleme, keqkuptime apo thjesht zënka dhe hatërmbetje.
4.Nëse përpiqesh mjaftueshëm, gjërat do të përmirësohen…
Shumë njerëz ecin me idenë se gjithçka që duhet të bëjnë është të përpiqen më shumë dhe problemet do të zgjidhen vetë. Fatkeqësisht, kur një marrëdhënie nuk po shkon siç duhet, kjo mund të jetë e përhershme.
5.Partneri juaj synon t’ju lëndojë me qëllim
Shumica e gabimeve në një marrëdhënie të bëra nga personi tjetër, kanë të bëjnë me ta, dhe nuk janë një përpjekje dashakeqe për t’ju lënduar.
6.Sikur të kishit mjaftueshëm (para, kohë, fëmijë), gjërat do të funksiononin më mirë!
Mos mendoni se nëse thjesht do ta kishit atë gjë, gjërat do të përmirësoheshin me magji!
7.Nëse dikush të do, do të qëndrojë me ty pavarësisht gjithçkaje!
Ky mit është më i rrezikshmi në këtë listë. E vërteta është se të gjithë kanë kufirin e tyre madje edhe nëse ju dashurojnë sinqerisht.