6 gjërat që duhet të bëni patjetër pas seksit
Çdo çift duket se ka rutinën e vet përpara e pas marrëdhënieve intime. Kush bën një dush e më pas shtrihet të përkëdhelet e të bëjë dashuri me partnerin e dikush e lë dushin pas marrëdhënies. E rëndësishme është që rutina e çdo çifti duhet të përmbajë 5 pikat e mëposhtme.
Akti intim fizik mund të na vendosë në kontakt me një mori bakteresh dhe vetëm përmes urimit ne nuk mund të themi se kemi pastruar organin gjenital.
- Gjithnjë lahuni pas marrëdhënies fizike me ujë të bollshëm dhe me sapunë që nuk çekuilibrojnë pH e vaginës.
Lubrifikantët seksuale dhe bakteret nga gishtat apo goja mund të rrisin mundësinë e zhvillimit të infeksioneve bakeriale.
- Pastrimi dhe hidratimi i vaginës me vajra esencialë
Në vaskë apo direkt në kontakt me vaginën ju mund të aplikoni pak vaj kokosi i cili do të trajtojë çdo enjtje apo acarim të lëkurës nga akti.
- Pini ujë
Dehidrimi ndikon në të gjithë trupin tuaj, kështu që nëse goja juaj është e thatë dhe vagina juaj është gjithashtu e thatë. Menjëherë pas seksit si femra ashtu dhe mashkulli duhet të pijnë ujë në mënyrë që të stimulohet dhe fshikëza e urinës për të nxjerrë jashtë çdo gjë të dëmshme për organizmin.
- Hani ushqime të pasura me probiotic
Kosi e ushqime të tjera të fermentuara kanë baktere të mira që gjenden në vaginë. Duke ngrënë këto ushqime ju do të ulni rrezikun e infeksioneve vaginale.
- Gjatë një marrëdhënieje seksuale, bakteret mund të shtyhen drejt fshikëz tuaj. Menjëherë pas një raporti intim duhet të siguroheni që jut ë “vetpastroheni” nëpërmjet urinimit.
6.Pasi keni kryer marrëdhënie seksuale e pasi të jeni larë bëni mirë të vishni mbathje pambuku . Pas seksit, lëkura ka tendencë të jetë e ngrohtë dhe e lagësht, në sajë të djersës e sekrecioneve vaginale. Mbathjet sintetike mund të rrisin rrezikun e një infeksioni vaginal.