Vargjet e Genc Prelvukajt dedikuar datës së shënuar për shqiptarët

Vargjet e Genc Prelvukajt dedikuar datës së shënuar për shqiptarët

Genc Prelvukaj ka shkruar disa vargje për 28 Nëntor.

Genc Prelvukaj ka shkruar vargje prekëse për këtë datë, që kësaj radhe nuk është festë tek shqiptarët, shkruan lajmi.net.
Në këta rreshta, reperi ka kujtuar historinë e shqiptarëve ndër vite, ndërsa mesazhi i tij ishte se “shqiptarë do mbesim tërë jetën”.

“Nga une per 28 Nentor
Ne ishim shqiptare edhe atehere
Kur te vetmin aleat kishim malet
Kur kemisha na skuqej nga gjaku
Kur zia e bukes merrte jete
Kur nga shtate vellezer plakej nje
Kur vdekja sillej perreth shtepise
Kur shtepite griheshin nga zjarri
Kur lexonim mort ne shpatull
Kur foshnja rritej me vaj te nanes
Kur na helmonin krojet dhe kripen
Kur dasmoret vriteshin ne prite
Kur plumbi te rrembente djalin
Kur lumenjte rrjedhnin gjak
Kur shqiptar ishte e veshtire te jesh
Shekuj te brishte lam pas
Por ne shqiptare do mbesim
Edhe kur ndonje soj i keq nder ne,
Nen lekure te huaj
Do te provoje te na thote se jemi ndryshe”, shkruan reperi.

Për ndryshe, Genci bashkë me Enin kanë dalur vullnetarisht për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti.

https://www.instagram.com/p/B5Z7TR1pLcx/?utm_source=ig_web_copy_link

Shpërndaje në: