Prishet Facebook-u, ende nuk dihet arsyeja

Prishet Facebook-u, ende nuk dihet arsyeja

Facebook-u ndalet së funksionuari.

Përdoruesit janë ankuar se ky rrjet social u prish në të njëjtën kohë me Instagramin, që është nën pronësinë e së njëjtës kompani. WhatsApp, që po ashtu pronësohet nga kjo kompani, nuk duket se është prekur nga këto telashe.

Një numër i madh i njerëzve janë ankuar për telashet, sipas një sajti faqeje online “Down Detector”, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Këto probleme janë evidentuar në mbarë botën, por jo çdokush është afektuar prej tyre.

Shumë përdorues Facebook-u kanë thënë se ishin të aftë që të futeshin në faqe normalisht, por disa prej pjesëve të saj të rëndësishme dukej se ishin prishur. Kjo përfshin për shembull, postimin e statuseve të reja.

Edhe Messengeri ka pasur probleme të ngjashme./Periskopi

Shpërndaje në: