Mos e merrni më kurrë celularin me vete në banjë!

Mos e merrni më kurrë celularin me vete në banjë!

Tani që teknologjia deporton në çdo sekondë të jetës sonë, e kemi shumë të vështirë të ndahemi nga telefoni. Aq më tepër kur shkojmë në tualet. Ai është aty me ne, kur lahemi apo qëndrojmë me orë të tëra të ulur në WC…

Përveçse keni bllokuar banjën e dini çfarë po i bëni vetes duke marrë telefonin në tualet?

Sipas një studimi të bërë në 2015-ën, rezultoi se 90% e njerëzve e marrin telefonin me vete. Me fjalë të tjera ti që s’e merr i përket pakicës, por ekspertët sigurisht janë me ty!

Të kesh në duar telefonin kur je në banjë ka ndikime negative në shëndetin mendor dhe jo vetëm.

Vetë celularët mbajnë shumë baktere. Duke i marrë me vete, shtoni numrin e mikrobeve. Sipërfaqet e banjove mbajnë baktere nga më të ndryshmet dhe është e pamundur që këto të mos transmetohen në telefonin tuaj.

Shumica prej tyre janë të padëmshëm, por sidoqoftë mbetet diçka e pistë në duar. E dini se bakteret e fekaleve mund të transformohen mes sipërfaqeve? Të gjitha këto shkojnë në telefonin tuaj dhe rrjedhimisht në fytyrë. Nëse krejt papritur zgjoheni me puçrra në fytyrë, kthëni sytë nga telefoni.

Ka pak prova që vërtetojnë se njerëzit janë sëmurur për shkak të celularit, por e sigurtë është se këta të fundit janë vendi ideal ku bakteret mund të jetojnë. Smartphone-ët nxehen shpejt dhe kjo i krijon mikrobeve një mjedis të ngrohtë, siç e duan.

Çfarë të bëni? Jo vetëm që mos e merrni më kurrë në banjë, por mbajeni sa më larg saj. Nëse është e pamundur ta bëni këtë, të paktën mos e përdorni me dorën që u fshitë apo latë. Sigurisht, nuk është nevoja t’ju kujtojmë të lani duart. Pasi t’i bëni të gjitha këto, pastroni celularin.

Pasojat e “telefonit në banjë” nuk janë vetëm fizike. Historikisht tualeti ka shërbyer si vend ideal për të menduar i qetë apo për të krijuar. Me një telefon në dorë, shpërqëndroheni dhe s’bëni asgjë.

Doni një arsye tjetër për të hequr dorë? Celularët ka gjasa të prishen më shpejt nga avulli dhe lagështia e banjës.

Burimi: Bustle

Shpërndaje në: