Dy gjërat që nuk duhet t’ua thoni personave me depresion
Depresioni është sëmundje e cila i prek vetëm në Amerikë mbi 15 milionë të rritur.
Kjo sëmundje shpeshherë ndërvepron edhe me faktorë tjerë, siç është stresi, faktorët kulturor e socio-ekonomik, abuzimi, traumat, etj.
Por, në mënyrë që t’u ndihmoni personave që vuajnë nga depresioni, është e rëndësishme t’i shmangni disa komente në drejtim të tyre.
Më poshtë i keni dy gjërat të cilat asnjëherë nuk duhet t’ua thoni personave që vuajnë nga depresioni.
“Pse thjesht nuk bëhesh i/e lumtur?”
Depresioni e nxitë mendjen tuaj që të përqendrohet në negativitet dhe pikëllim. Nuk ka ndonjë shërim të shpejtë dhe nuk është në rregull t’u thoni personave që vuajnë nga kjo sëmundje të përqendrohen vetëm në lumturi sepse e kanë të vështirë apo të pamundur.
“Mos përdor terapi apo ilaçe”
Personat me depresion shpeshherë janë të tmerruar të kërkojnë ndihmën për shkak të stigmës së sëmundjeve mendore dhe perceptimit të mungesës së vet-kontrollit.
Është e rëndësishme që personave të tillë t’u dilni në ndihmë duke i inkurajuar ta marrin ndihmën e duhur, qoftë kjo edhe përmes terapive apo ilaçeve.