Personat që lexojnë libra janë më të sjellshëm dhe më zemërgjerë sesa ata që nuk lexojnë

Personat që lexojnë libra janë më të sjellshëm dhe më zemërgjerë sesa ata që nuk lexojnë

Shpeshherë njerëzit kanë tendenca të mendojnë se, po, librat ju bëjnë të mençur, por njëkohësisht ata që lexojnë kanë më shumë vështirësi në marrëdhëniet shoqërore.

Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar se kjo nuk është e vërtetë.

Në fakt, leximi mund t’ju bëjë më të sjellshëm, më të mëshirshëm dhe mund t’ju bëjë të keni sjellje të pranueshme në shoqëri.

Studimi i kryer nga ekspertët anglezë i ka anketuar pjesëmarrësit e studimit për preferencat e tyre të librave, emisioneve televizive, shfaqjeve, etj.

Gjithashtu i kanë testuar pjesëmarrësit për aftësitë ndërpersonale, duke përfshirë atë se sa i kanë në konsideratë ndjenjat e njerëzve tjerë, a u ndihmojnë tjerëve, etj.

Kështu, ekspertët zbuluan se preferuesit e leximit të librave janë më të prirë të kenë sjellje të pranueshme në shoqëri krahasuar me ata që preferojnë të shikojnë televizion.

Faktikisht, ata që preferojnë të shikojnë emisione televizive kanë rezultuar si më pak miqësorë dhe më pak të kuptueshëm për pikëpamjet e njerëzve tjerë.

Sidoqoftë, jo të gjitha llojet e librave e kanë të njëjtin efekt.

Studimi ka zbuluar se lloji i literaturës që e zgjedhni gjithashtu ka ndikim të madh në inteligjencën emocionale.

Në veçanti, studimi ka zbuluar se adhuruesit e librave trillues kanë sjellje më pozitive, ndërkaq lexuesit e dramave dhe romancës janë më së shumti empatikë.

Adhuruesit e librave eksperimentalë janë më së shumti të aftë të shohin nga perspektiva të ndryshme dhe lexuesit e librave të zhanrit komedi përshtaten më së miri me njerëz tjerë.

Shpërndaje në: