Këngëtari i njohur i estradës ofron ndihmën e tij në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit
Tërmeti i fuqishëm që ka goditur vendin tonë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ka pasur pasoja dhe dëme të mëdha.
Qindra të plagosur dhe 26 viktima janë nxjerrë nga rrënojat e pallateve të shembura kryesisht në qarkun e Durrësit dhe Thumanës. Ndërkohë shumë të tjerë kanë mbetur në qiell të hapur.
Këngëtari i njohur, Rigels Rajku (Noizy) ka dhënë ndihmën e tij teksa në stadiumin “Niko Dovana” ka ofruar ushqime duke i gatuar për të gjithë fatkeqët.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet gjesti human i tij, teksa anekset e impiantit durrsak janë të mbushur me njerëzit fatkeqë.
Noizy ka treguar se është prekur shumë nga gjesti i shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë me ndihmat që kanë ofruar.