Gjithë gjërat që djemtë s’i dinë dhe aq mirë për seksin!
E vërteta është se meshkujt nuk dinë çdo gjë për seksin. Aq më tepër kur janë të rinj, prandaj vëmendjen këtu dhe lexoni më poshtë.
Ka plot femra të cilave u pëlqen seksi i shpejtë
Mungesa e përvojës me vajzat ndonjëherë i shtyn adoleshentët apo ata pak më të rriturit të krijojnë idenë se ato janë të thyeshme. Por seksi i shpejtë nuk do të thotë domosdoshmërisht lëndim dhe dhimbje.
Mjafton të marrësh guximin
Shumë meshkuj presin. Dhe presin. Dhe presin… ndërsa e dashura e tij është shtrirë në krah të tij duke mos mundur ta marrë guximin as ajo. Mjafton një lëvizje; nëse i pëlqen asaj vërtet, atëherë ajo e ka ndarë mendjen.
Përmasat e shokut tënd të ngushtë, nuk janë gjëja më e rëndësishme.
Është thënë dhe rithënë. Nuk mjafton një penis pafundësisht i gjatë që ajo të kënaqet. Është mendja jote ajo që duhet të zgjatet sa më thellë brenda saj.
Thithat janë si një buton ‘play’
…ndërsa çdo pjesë tjetër e trupit të saj, meriton vëmendje të veçantë.
Puthjet dhe prekjet janë një pjesë e rëndësishme
Shumica e meshkujve kur janë të rinj përqëndrohen tek akti i seksit duke lënë menjanë gjërat e tjera, si puthjet, prekjet, gjithë loja përpara se të krijohet kontakti gjenital. Me kalimin e moshës, ata kuptojnë se ‘nxemja’ është një pjesë shumë e rëndësishme për të arritur një seks të kënaqshëm.
Të arrish orgazmën shpejt nuk është fundi i botës
Për shkak të filmave dhe atyre që thuhen nëpër biseda, meshkujve adoleshentë u krijohet ideja se sa më vonë të ndodhë ejakulimi, aq më mashkull je. Nëse kjo ndodh (dhe ka shumë mundësi të ndodhë), mund të vijoni ta stimuloni të dashurën tuaj nëpërmjet mënyrave të tjera, si stimulimi i jashtëm. Ajo vetëm sa do të kënaqet sepse ka arritur t’ju kënaqë.
Nuk është e thënë që çdo herë duhet të jetë mrekullia e 8-ë
Dhe duke mos e vrarë shumë mendjen që çdo herë të tregohesh një Superman, e shijon shumë më tepër të gjithë proçesin.
*Këshillë: Duhet të sigurohesh që edhe ajo të kalojë në orgazëm, në çfarëdolloj mënyre!
Burimi: Cosmopolitan