Bleona Qereti tregon gjendjen e saj dhe të prindërve pas tërmeteve

Bleona Qereti tregon gjendjen e saj dhe të prindërve pas tërmeteve

Bleona Qereti ka reflektuar mbi jetën dhe gjërat më me rëndësi pas tërmeteve që goditën Shqipërinë.

Në orët e para të mëngjesit një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Shqipërinë, epiqendra e të cilit ishte qyteti i Durrësit.

Deri tani raportohet të ketë shtatë persona të vdekur dhe mbi 300 të lënduar.

Reagimet kanë qenë të shumta, e këtu nuk ka munguar edhe ai nga këngëtarja Bleona Qereti

“Zoti na rujt. Ne dore te tij, kujtoni Zotin se sa te vegjel jemi. Uroj te jeni mirë”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se ajo dhe familja e saj janë të sigurt dhe janë mirë.

I lutem Zotit që të gjithë njerëzit e mi të jenë të sigurt. Nëna, babai im dhe unë jemi mirë – vetëm në momente si kjo ne bëjmë një vështrim mbi atë që me të vërtetë ka rëndësi në këtë jetë. Shpresoj se ju dhe të dashurit tuaj janë mirë”, ka përfunduar Bleona.

Shpërndaje në: