Kjo është arsyeja pse herë pas here kemi dhimbje shpuese në gjoks

Kjo është arsyeja pse herë pas here kemi dhimbje shpuese në gjoks

Të gjithë thuajse e kemi përjetuar një dhimbje shpuese në gjoks e cila na vështirëson edhe frymëmarrjen.

Ndonëse zgjat vetëm pak sekonda, parehatia që e shkakton padyshim se ju vë në stres

Por, çfarë saktësisht është kjo dhimbje?

Sindroma e dhimbjes prekordiale

Ky është emri mjekësor që i jepet dhimbjes shpuese, të cilën shumica e ngatërrojnë me sulm në zemër.

Ndryshe kjo njihet edhe si “therja e Texidorit”, shkruan Bright Side.

Është dhimbje që shfaqet në gjoks dhe ndodh para zemrës, prandaj edhe quhet parakordiale (pre për para, korrdiale për zemrën).

Zakonisht shfaqet te fëmijët dhe te të rinjtë, por edhe të rriturit mund ta përjetojnë herë pas here.

Ndodh kur jeni duke pushuar, por mund të ndodh edhe pas një sesioni me ushtrime fizike.

Çka e shkakton atë?

Megjithëse dhimbja është bezdisëse dhe afër zemrës, kjo nuk nënkupton se keni ndonjë problem me zemrën.

Çfarë ndodh është se pleura (membrana që i mbulon disa organe si diafragma) e shtypë apo i prek (rrjedhimisht acaron) nervat që janë afër brinjëve – kjo është arsyeja pse dhimbja mund të fillojë në muret e gjoksit apo në zonën e brinjëve, edhe kur nuk jeni duke bërë asgjë.

Kjo dhimbje përshkruhet sikurse një gjilpërë t’ju ketë shpuar në atë zonë apo si therje me thikë.

Stresi i prindërve

Pasi që sindroma e dhimbjes prekordiale është më e zakonshme te fëmijët dhe tek adoleshentët, është shumë e zakonshme që prindërit të stresohen dhe të supozojnë se fëmija ka probleme me zemrën.

Si ta rregulloni këtë problem

Ndonëse është e parehatshme, kjo dhimbje nuk është urgjencë mjekësore.

Përpjekja për të marrë frymë thellë gjatë asaj periudhe është e vështirë, por ndihmon që dhimbja të largohet më shpejt.

Përveç nëse dhimbja ndërlidhet me ndonjë sëmundje serioze si bronkiti apo astma, nuk keni arsye pse të brengoseni.

Kjo sindromë zakonisht zhduket vetvetiu kur personi e arrin moshën 20 vjeçare dhe nuk ka nevojë të trajtohet.

Vlen të ceket se nëse dhimbja është e zakonshme, nëse personi është diagnostikuar me ndonjë problem në zemër apo shoqërohet me simptoma tjera, gjithmonë është e këshillueshme të konsultoheni me doktorin.

Shpërndaje në: