Si të zgjidhni çdo problem të fytyrës shpejt e lirë vetëm me sodë buke dhe mjaltë/ 2 super maska
Kur është fjala për bukurinë, ëndrra e secilës prej nesh është gjetja e produkteve natyrale, të thjeshta për t’u vënë në praktikë dhe ndoshta edhe ekonomike. Sot, për të përmbushur këto nevoja, ne do të flasim për kombinimin e dy produkteve të shëndetshme që pothuajse të gjithë i kanë në shtëpi: mjaltë dhe sodë buke. Së bashku, këta dy përbërës janë në gjendje t’i japin lëkurës një pamje më të shëndetshme.
Maska kundër rrudhave me mjaltë, sodë buke dhe limon: Për përgatitjen e kësaj maske, nevojiten dy lugë sodë buke, një lugë çaji mjaltë organik, lëngu i një limoni organik dhe një lugë gjelle uji. Përzieni të gjithë përbërësit derisa të përftoni një lloj kremi që do ta aplikoni në fytyrë, me përjashtim të zonës së syve. Maska në fjalë duhet të mbahet për rreth 15 minuta dhe më pas të lahet me ujë të ngrohtë. Aplikimi i saj një herë në javë do të ndihmojë lëkurën të pastrohet dhe të duket më e ndritshme, duke vonuar shfaqjen e rrudhave.
Maska anti-njollë me sodë buke, uthull dhe mjaltë: Për këtë maskë, duhen një lugë çaji sodë buke, gjysmë gote ujë me një lugë gjelle uthull molle, një lugë gjelle mjaltë organik dhe lëngu i gjysmë limoni. Përzieni të gjitha përbërësit dhe masën e përftuar aplikojeni në fytyrë të pastër, duke e lënë të veprojë për rreth 15 minuta. Shpëlajeni me ujë në temperaturën e mjedisit. Përsëritja e kësaj gjëje një herë në javë, zbeh njollat e lëkurës.