Çfarë mund të zbulojë mënyra e puthjes për marrëdhënien tuaj? Mësojeni tani
Puthja me partnerin nuk ju jep vetëm kënaqësi, por gjithashtu luan një rol të madh për të mbajtur të fortë një lidhje romantike. Është gjithmonë e rëndësishme të mësoni gjëra të reja. Mënyra se si puthni partnerin në të vërtetë mund të tregojë shumë për lidhjen tuaj të dashurisë. Por si? Mësojeni tani:
Puthja e butë
Kjo është një puthje delikate, në të cilën 2 partnerët prekin butësisht buzët. Është një gjest që tregon sesa i afërt jeni me të dashurin tuaj dhe sa i qetë ndiheni në këtë marrëdhënie. Nëse jeni një puthës i butë, sigurisht që shijoni disa ngacmime dhe provokoni partnerin tuaj për më shumë afrimitet.
Puthja e faqes
Puthja në faqe do të thotë se marrëdhënia juaj është në një rrugë të mirë. Ajo tregon dashuri dhe kënaqësi në shoqërinë e njëri-tjetrit. Mirëpo, kujdes! Kjo tregon se mund të ketë diçka të ngurtë në lidhjen tuaj.
Puthja e Spiderman-it
Edhe pse nuk është një puthje shumë praktike, kjo është një shenjë e spontanitetit në marrëdhënien tuaj dhe do të thotë se ju pëlqen të improvizoni për të gjallëruar romancën tuaj.
Puthja e engjëllit
Nëse e gjeni veten duke puthur butësisht qepallën e mbyllur të partnerit tuaj, kjo është një puthje engjejsh. Ky është një veprim intim që simbolizon një dashuri të fortë dhe i jep të dashurit tuaj një ndjenjë paqeje dhe sigurie. Nëse preferoni këtë lloj puthjeje të ëmbël, kjo do të thotë që ju e doni thellësisht gjysmën tuaj më të mirë dhe kënaqeni duke e bërë atë person të ndihet i dashuruar.
Puthja franceze
Ah, puthja franceze. Kjo puthje shpreh sensualitetin, dëshirën dhe romancën. Nëse puthja franceze është e preferuara juaj, atëherë me siguri keni një të dashur pasionant dhe aventuresk.