Capital-T: Shumë shpejt rikthehet “Akull” në Youtube
Trimit iu fshi kënga nga Youtube për shkak të melodisë së refrenit, që ishte pjesë e një kënge dhe kolon zanore e një filmi bollivudian.
Por Capital-T njofton dhe është në pritje që shumë shpejt të kthehet kënga “Akull” që bëri shumë bujë në showbiz.
Ai i drejtohet ndjekësve të tij në Instagram edhe me një pyetje :
“A ju mungon”, shkruan këngëtari, e përgjigjet patjetër që ishin pohuese.
Projekti “Akull”, kaloi shifrën e 1 milion klikimeve në ditët e para të publikimit.