Mërkuri tek peshqit: A është i rrezikshëm?
E dimë që konsumi i peshkut sjell shumë përfitime shëndetësore, falë sasive të larta të acideve yndyrore të pangopura. Sidoqoftë, ekziston një shqetësim që ka si burim rreziqet e mundshme të mërkurit tek peshqit.
Në këtë artikull do të zbulojmë nëse mërkuri është vërtet i rrezikshëm, cila është sasia e sigurt për t’u konsumuar dhe cilët peshq e përmbajnë atë në sasi të mëdha.
Mërkuri tek peshqit
Mërkuri gjendet natyrshëm në tokë, ujë, bimë dhe kafshë. Problemi është se veprimtaria njerëzore lëshon sasi të mëdha të mërkurit në mjedis, përmes djegies së mbetjeve të ngurta, përdorimit të karburanteve ose përdorimit të këtij metali në nivel industrial.
Ai transmetohet tek peshqit përmes ushqyerjes dhe ata grabitqarë, që janë edhe më të mëdhenj, grumbullojnë edhe sasi më të mëdha.
Rreziqet e konsumit të mërkurit tek peshqit
Toksiciteti i mërkurit varet edhe nga përbërja e tij kimike, lloji, doza ndaj të cilës ekspozohemi dhe mosha. Nga të gjitha përbërjet kimike të mërkurit në ushqim, përbërësi organik i metilmërkurit është ai që shfaq nivelet më të larta të toksicitetit. Gjendet kryesisht tek peshku dhe frutat e detit.
Kjo përbërje kimike mund të ndikojë në veshka dhe sistemin nervor qendror, veçanërisht gjatë fazës së zhvillimit, kur kapërcen barrierën hematoencefalike si placenta. Mund të ndikojë në zhvillimin normal të trurit të foshnjave dhe në sasi të mëdha, mund të shkaktojë ndryshime neurologjike tek të rriturit.
Tek cilat specie është më i pranishëm mërkuri?
Peshqit blu
Disa lloj peshqish kanë tencencë të përmbajnë përqëndrime më të larta të mërkurit, mes tyre peshqit e mëdhenj. Sasitë më të mëdha të mërkurit gjenden tek peshqit e ujrave të ëmbël dhe të kripur, veçanërisht në speciet e mëdha të cilët ndodhen në nivelet më të larta të zinxhirit trofik.
Toni obez
Toni është një nga peshqit që përmban nivelet më alarmante të mërkurit, megjithatë nuk është toni mesdhetar ai për të cilin duhet të shqetësohemi, por toni obez që vjen nga oqeanet.
Peshku shpatë
Peshku shpatë është një nga peshqit që përmban sasitë më të larta të mërkurit në treg. Është një grabitqar që konsumon sasi të larta peshqish gjatë ditës, kështu që përfundon duke shtuar mërkur përveç atij që është prezent në organizmin e tij.
Peshkaqeni
Kjo specie gjithashtu karakterizohet nga sasi të larta të mërkurit. Ata variojnë nga speciet më të vogla deri tek peshkaqeni balenë.
Peshku shtizë
Duke qenë se është një grabitqar me përmasa të mëdha i cili ushqehet me specie të të gjitha llojeve, madje dhe gaforre, sasitë e pranishme të mërkurit tek ai, janë në përqindje të lartë.
Sa peshk mund të hamë pa rrezikuar shëndetin tonë?
Për një konsum të sigurt të peshkut, është mirë të limitoni varietetet e njohura si më të pasura në mërkur. Këshillohet gjithashtu që të moderoni porcionet dhe të shmangni konsumin gjatë shtatzënsië.
Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore rekomandon kufizimin e tonit obez, peshkut shpatë, peshkaqenit dhe peshkut shtizë. Megjithatë, dueht pasur parasysh edhe origjina e peshkut pasi disa ujëra janë më të ndotur se të tjerët.
Rekomandimet e Komitetit Kombëtar për Sigurinë e Ushqimeve sipas kategorive të rrezikut janë:
-Gratë shtatzëna ose gratë që ushqehen me gji. Konsumi duhet evituar.
-Fëmijët nën tre vjeç. Konsumi duhet evituar.
-Fëmijët midis 3 dhe 12 vjeç. . Konsumi duhet evituar në 50 gr në javë ose 100 gr çdo dy javë. Të shmanget konsumi i peshkut të kësaj kategorie në të njëjtën javë.
Rekomandime për konsumin e peshkut
Peshku është thelbësor në kontekstin e një diete të ekuilibruar, pasi ofron proteina me vlera të larta biologjike, vitaminë A, D dhe B12, jod dhe selen. Një dietë e pasur nga peshq dhe fruta dete ndihmon në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular.
Duke marrë parasysh benefitet e acideve yndyrore DHA dhe duke i krahasuar me rreziqet e mërkurit, konsumi i peshkut tek gratë në moshë fertile, shtatzëna dhe laktacion, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të anomalive neurologjike tek fëmijët. Gjëja më e rëndësishme është të alternoni llojet e peshkut që konsumoni.
Zgjidhni lloje të ndryshme të peshqve blu si: basi i detit, krapi i detit, salmoni, sardelet, barbuni, etj.
Të rriturit e shëndetshëm nuk duhet të konsumojnë peshk me nivelet më të larta të mërkurit më shumë se njëherë në javë.
Evitoni konsumin e shpeshtë të tonit të konservuar. Sipas disa studimeve, studentët e universitetit që e konsumonin shpesh këtë ushqim kanë shfaqur nivele më të larta të mërkurit në flokë, në krahasim me ata që nuk e përfshinin në dietën e tyre.