Nokia lanson telefonin e saj më të ri më 5 dhjetor

Nokia lanson telefonin e saj më të ri më 5 dhjetor

Nokia mund të mos jetë në lavdinë e saj të mëparshme, por kompania ka akoma kartat e saja fituese.

Sipas një postimi në faqen zyrtare në Twitter, telefoni më i ri i Nokia do të dalë në treg më 5 dhjetor.

Nokia nuk ka dhënë ndonjë informacion më specifik për pajisjen e saj më të re, por sipas fotos së ekspozuar shihen skajet e rrumbullakosura, një ekran pa prerje, i cili do të ishte një ndryshim i bukur në krahasim me modelet e fundit të Nokia, transmeton KosovaPress.

Duke pasur parasysh që shumica e prodhuesve kanë njoftuar tashmë portofolin e tyre përfundimtar për vitin 2019, kur bëhet fjalë për modelet premium, kështu që tani ata janë duke u përgatitur për sezonin e festave, kjo pajisje ka të ngjarë të synohet në segmentin e çmimeve të mesme, si Nokia 8.1 lëshuar rreth kësaj kohe vitin e kaluar.

 

Shpërndaje në: