Sëmundja e kancerit ia mori të birin, babai mban premtimin e dhënë
Një baba i kishte premtuar djalit të tij 13 vjeçar se nëse do t’i gjente shërim për sëmundjen e kancerit, do t’i dhuronte 200.000 funta donacion për bamirësi, për të ndihmuar të tjerët.
Peter Gardiner nga Buckinhgamshire kishte humbur djalin e tij Olli, 13 vjeç në 2017 pasi që kishte vuajtur nga kanceri në tru, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Peter i ka thënë BBC se i kishte premtuar djalit të tij se do të gjej shërim për sëmundjen e tij, dhe se ai ndihej i sigurtë se do të bënte diçka.
Ai ishte nënështruar një operimi 10 orësh për të larguar tumorin me madhësi të topit të golfit nga truri i cili e kishte bërë të palëvizshëm dhe me pamundësi të flas, të cilat filloj t’i ribëj gjatë kimioterapisë.
2 vite pasi që Peter humbi të birin vazhdon betejën me mos arritjen e ambientimit të humbjes së të birit, pasi që shpesh herë lë vendin e lirë në tavolinën e ushqimit kur të vjen koha e ushqimit.
Tashmë pas pagesave të të gjithave faturave mjekësore, familja ka dhënë donacion rreth 200 mijë funta bamirësi për kërkime shkencore të tumorit të trurit me shpresën që fëmijët e tjerë që gjenden në të njëjtën situatë të kanë sado pak ndihmë.