Video e rrallë nga viti 1997, kur Adelina Ismaili shpallej Miss Kosova
Diva e muzikës moderne shqiptare nuk është epiteti i vetëm që ajo gëzon.
Adelina Ismaili mund të thuhet lirshëm se është edhe njëra nga ikonat e bukurisë shqiptare.
Përveç muzikës, e njëjta ka fituar edhe konkurse të bukurisë dhe është shpallur më e bukura e vendit të saj në vitin 1997.
Megjithëse në kushte të vështira organizimi e nën presionin serb, Adelina prapëseprapë nuk u ndalë kurrë së marri pjesë në kompeticione, dhe si rrjedhojë në atë vit u shpall “Miss Kosova 1997”.
Këto momente të bukura dhe të paharrueshme janë pjesë e karrierës së saj dhe disa prej tyre janë edhe të arkivuara në xhirimet e vjetra.
Ismaili së fundmi përmes një video të rishpërndarë në InstaStory, ka kujtuar momentin kur rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Kosovës.
Një çmim të tillë në vitet e para-luftës e kanë pranuar edhe femra tjera të njohura të showbizit shqiptar si: Diellza Kolgeci, Drenusha Latifi, Afërdita Paqarada etj.