Reperi afrikan Cliqme me këngë në shqip: Mos më thoni që s’më takon të flas për shqiptari, se jam i ‘kaftë’, jo bash i zi

Reperi afrikan Cliqme me këngë në shqip: Mos më thoni që s’më takon të flas për shqiptari, se jam i ‘kaftë’, jo bash i zi

Cliqme, reperi afrikan që njihet për stilin e tij të këndimit afro-shqip, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re në gjuhën shqipe.

Ai mori famë me bashkëpunimin e tij me Capital T, “Across The World”, e cila u pëlqye shumë nga publiku.

Ndërkohë “Pavarësia” mban titullin kënga e tij e re në shqip, e cila në fakt është një ripërpunim i zhanrit hip-hop të këngës së famshme “Mora Fjalë”, të këngëtares Shkurte Fejza.

Kënga ka motive patriotike ashtu si edhe klipi, duke dashur të tregojë historinë e shqiptarëve dhe atyre që kanë dhënë kontribut për vendin.

Ndër të tjerash, ai gjatë këngës citohet të ketë bërë thirrje kundër racizmit, duke u shprehur me fjalët: “Mos më thoni që s’më takon të flas për shqiptari, se jam i ‘kaftë’, jo bash i zi”.

Cliqme ka qenë pjesëmarrës edhe në disa emisione shqiptare, ku ka befasuar për mënyrën se si flet shqip. 

Shpërndaje në: