Modelja shqiptare përkrah Marion pasi u deklarua homoseksual
Modelja shqiptare, Lorena Haliti ka përgëzuar Marion Dedivanovic, i cili deklaroi para disa dite se është “gay”
Lorena Haliti, që për momentin është njëra prej modelëve më të kërkuara në Amerikë, ka bërë një foto me makeup artistin e Kim Kardashian, Mario Dedivanovic për të cilin ajo ka pasur disa fjalë urimi për deklarimin e tij se është “gay”.
“Urime @makeupbymario! Jo vetëm se je shpërbluar për arritjen e jua si artist në “American Influencer”, por po ashtu për guximin e tij që pa heztim shprehu gjininë e tij e që është një fillim i ri për shqiptarët. Ne jemi krenar për ty”.
Ndryshe Mario sonte ka lansuar në bashkëpunim me Kim Kardashian produktet e tij për “makeup”, të cilat kanë bërë bujë në tërë Amerikën. /GazetaExpress/