Shkencëtarët e zbulojnë fashën që e djegë dhjamin pa ushtruar fare
Kur dieta e stërvitjet nuk mjaftojnë, njerëzit bëhen kreativë dhe gjejnë mënyra tjera për ta shpejtuar procesin e humbjes së peshës dhe për shëndet më të mirë të trupit.
Ndërkaq tani, shkencëtarët nga Singapori pohojnë se kanë krijuar një pajisje të re e të sigurt, e cila u ndihmon njerëzve të humbin peshë dhe funksionon duke e targetuar direkt dhjamin në trup, transmeton Telegrafi.
Kjo fashë është shpikur nga profesori Chen Peng dhe asistenti i profesorit Xu Chenjie nga universiteti teknologjik Nanyang.
Problemi i shumë produkteve për humbje të peshës qëndron te fakti se ato e targetojnë peshën e ujit dhe jo peshën e dhjamit, ndërkaq pesha e ujit shumë lehtë rifitohet.
Por, kjo fashë, funksionon duke e targetuar direkt fashën e dhjamit, shkruan Bright Side.
Me ndihmën e mikro-gjilpërave, pajisja i fut në trup ilaçet të cilat ndihmojnë t’i konvertojnë qelizat e bardha të yndyrës (të cilat i ruan trupi) në qeliza të kafta të yndyrës (të cilat trupi i djegë për të prodhuar energji).
Në të kaluarën, njerëzit gjithashtu kanë përdorur terapi me temperatura shumë të ulëta, pra terapi të ngrirjes, për ta arritur efektin e njëjtë.
Deri më tani, kjo fashë është testuar në minj dhe rezultatet kanë qenë të mira.
Jo vetëm se aplikimi i fashave kishte ndikuar te minjtë që të bëhet konvertimi i yndyrës së bardhë në të kaftë, por minjtë edhe kishin ndaluar të shtojnë peshë dhe yndyrë trupore.
Ndryshe nga produktet tjera, siç thotë Chen, këto fasha jo vetëm se janë më të lehta për t’u përdorur, por edhe kanë më pak përbërës dhe i zvogëlojnë efektet e mundshme anësore.