Aplikoni këtë maskë për flokë më të dendur dhe më të bukur

Aplikoni këtë maskë për flokë më të dendur dhe më të bukur

Të gjithë stresohemi kur shohim se sa flokë na bien për tokë. E vërteta është që rënia e 50-100 fijeve floku në ditë është normale.

Nëse shihni që po humbisni më shumë, mund të ketë një problem. Në vend që të bini pre e marketingut të shampove dhe produkteve të kushtueshme që premtojnë flokë të bukur e të dendur, ne po ju sjellim një maskë krejt natyrale.

Kjo maskë është ideale për të përmirësuar shëndetin e flokëve, për t’i bërë ato më të plotë dhe për të ndaluar rënien e tyre.

Aplikimi njëherë në javë i kësaj maske mund t’ju sigurojë të gjithë përfitimet e sipërpërmendura.

Përbërësit:

1 vezë mesatare

1 banane mesatare

1 lugë gjelle mjaltë

½ gote birrë

Përgatitja:

Vendosni gjithë përbërësit në një blender.

Miksojini përbërësit derisa të merrni një masë konistente.

Përdorimi:

Aplikojeni maskën në flokë të pastër dhe skalp jo të yndyrshëm në mënyrë që përbërësit e maskës të përthithen maksimalisht nga skalpi. Vendosni më pas një kapele dushi dhe prisni për 1-2 orë. Më pas lani flokët me ujë.

Përbërësit e maskës bashkëpunojnë për të fuqizuar rrënjët e flokëve dhe për të parandaluar këputjen dhe rënien e tyre, por edhe stimulimn e flokëve të rinj.

Bananja fuqizon seksionet e dëmtuara të flokëve, mjalti përmban vitamina dhe minerale që stimulojnë rritjen e flokut dhe riparojnë flokët e dëmtuar, kurse birra luan shumë mirë rolin e balsamit pasi stimulon rritjen e flokëve, falë përbërësve që përmban.

Sigurisht, përbërësi me yll në këtë maskë është veza. Ajo përmban proteina të një cilësie të lartë, të cilat sigurojnë flokë të shëndetshëm dhe stimulojnë rritjen.

Shpërndaje në: