Emilia Clarke: Isha e tmerruar kur dola cullak në Game Of Thrones, të gjithë më këqyrnin

Emilia Clarke: Isha e tmerruar kur dola cullak në Game Of Thrones, të gjithë më këqyrnin

Emilia Clarke ka zbuluar se është ndjerë shumë parehatshëm kur në disa skena të The Game Of Thrones ishte detyruar të shfaqej cullak.

Aktorja britanike kishte luajtur rolin e Mbretëreshës Daenerys Targaryen në në serial, që u bë i famshëm për paraqitjet eksplicite të seksit dhe dhunës.

Clarke, e cila ishte 23 vjeçare kur filluan filmimet e Game Of Thrones, tha që do të ishte duke qarë para filmimit të skenave “tmerruese” ku duhej të ishte cullak, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

“E pranova punën dhe më pas ata m’i dërguan skriptet dhe i lexova, e më pas i thashë vetes, “Ah, kështu qenka puna!”

“Kurrë nuk kam qenë në një film të tillë më parë. Isha në film krejt cullak me krejt ata njerëz që më këqyrnin, dhe s’e dija çka duhej të bëja, se dija çka pritej prej meje, s’e dija se çka donit, dhe s’e dija se çka doja unë.”

Ajo i dha merita aktorit Jason Momoas, që e luante Khal Drogon, për mbrojtjen e saj, e i cili e dhunonte atë në film.

“Ai po qante më shumë se sa unë,” tha më tej Clarke, duke iu referuar atij. /Periskopi

Shpërndaje në: